Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të kalimit të paautorizuar të kufirit.
Në rastin e parë, në Bistricë të Leposaviqit, një grua dhe një burrë dyshohet se kanë kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës
“Bistricë, Leposaviq 30.09.2023 – 14:20. Njësitet policore kanë ndaluar dy të dyshuar-a (një mashkull dhe një femër) kosovar-e, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.”
Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe dy burra dhe një grua në Koshuticë.
“Koshuticë, Leposaviq 30.09.2023 – 15:20. Njësitet policore kanë ndaluar tre të dyshuar-a (dy meshkuj dhe një femër) kosovar -e, me veturën me të cilën ishin duke qarkulluar, nën dyshimin se të njëjtit ka kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Të pestit janë liruar në procedurë të rregullt, pas intervistimit.