Dje u publikuan disa njoftime, se në disa kanale në gjuhën serbe që janë në operatorët e Kosovës, janë transmetuar spote kërcënuese në serbisht.
Kjo është bërë kryesisht në kanalet “ArenaSport”, që transmetohen nga disa operatorë në Kosovë.
Pas kësaj, Komisioni i Pavarur i Mediave ka nisur mbledhjen e fakteve.
Kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti tha se të martën pritet të marrë një vendim.
“Mbrëmë jemi lajmëruar nga qytetarë të shumtë se disa nga operatorët e shpërndarjes që janë të licencuar nga KPM po transmetojnë në platformat e tyre video mesazhe kërcënuese për rendin dhe sigurinë kombëtare. Sot kemi filluar menjëherë me mbledhjen e provave. Nesër i analizojmë gjetjet kurse të martën vendosim për rastin në mbledhjen e Komisioni”, ka shkruar ai.