-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kushtetuesja ia hapi rrugën, Presidenca hesht rreth dekretimit të kryeprokurorit

Ka përfunduar edhe një episod i dramës së gjatë të çështjes së kryeprokurorit të shtetit.

Pas mungesës së kryeprokurorit tash e 1 vit e pesë muaj dhe zvarritjes së emërimit të kryeprokurorit të ri, ky proces doli edhe nga sirtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Kundërkandidati i Blerim Isufajt, Shqipdon Fazliu më herët i është ishte drejtuar Kushtetueses me pretendimin se “vendimi i Këshilli Prokurorial për përzgjedhjen e Isufajt i kishte shkelur të drejtat dhe liritë e tij të garantuara me Kushtetutë dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

Përderisa Gjykata Themelore, Apeli e Supremja patën vendosur që padia ishte e pasafatshme, teksa një ditë më parë këtë e ka konstatuar edhe Kushtetuesja.

Në vendimin e Kushtetueses thuhet se aktgjykimi i Supremes, ndërlidhur me aktvendimin e apelit dhe të Themelores, nuk janë në kundërshtim me “Të drejtën për gjykim të drejtë dhe të paanshëm”

Por avokati i Shqipdon Fazliut ka thënë për Dukagjinin se nuk kanë koment mbi vendimet e këtij institucioni, veçse nuk ka qenë i lidhur me procesin e përzgjedhjes, por vetëm përshkrim i vendimeve paraprake.

“Pra Gjykata Kushtetuese nuk ka vlerësuar fare nëse procesi i përzgjedhjen ka qenë i ligjshëm, apo i jashtëligjshëm. Ky rast nuk dallon fare nga rastet e mëparshme të cilat i ka drejtuar kjo gjykatë, si në rastin e Laura Pulës dhe Shyqri Sylës, të cilat nuk dallojnë asgjë me rastin tonë dhe janë identike. Mbetet tani në diskrecionin e Presidentit të Republikës së Kosovës që të japë përfundimisht vlerësimin e tij, nëse ky proces ishte i drejtë dhe meritor”, ka thënp Flakron Sylejmani.

Nga ana tjetër, avokati Ardian Bajrakti ka sqaruar rëndësinë e afateve në juridiksion, teksa thotë se presidentja tashmë duhet të merr një vendim.

“Afatet janë alfa dhe omega e proceseve gjyqësore. Ti mund të kesh plotësisht të drejtë por po si respektove afatet atëherë je i humbur. Tashmë nuk ka as edhe një arsye për tu zvarritur tutje çështja e dekretimit ose jo e kryeprokurorit të shtetit. Pra, çështja është ekskluzivisht në dorën e presidentes së shtetit”, ka thënë Bajraktari.

Vetë presidentja Vjosa Osmani pati deklaruar se po pret shterjen e të gjitha rrugëve juridike për të marrë një vendim, teksa të shtunën Presidenca nuk ka pasur një përgjigje rreth asaj se kur do të përmbyllet ky proces.

Përndryshe akterë të pushtetit, e edhe vetë kryeministri kanë lakuar e polemizuar shumë emrin e Blerim Isufajt, të përzgjedhur nga KPK-ja për kryeprokuror, duke deklaruar se Isufajn nuk e duan tre krerët shtetëror në këtë pozitë. /Dukagjini/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img