Është ndërprerë ndeshja derbi mes rivalëve të vjetër, Trepçës dhe Sigal Prishtinës, e vlefshme për javën e dytë në Superligën e Kosovës.
Deri të ndërprerja e ndeshjes erdhi pas një konfrontimi tifozëve vendasë dhe basketbollistit të Prishtinës, Nick Ward.
Pas kësaj, ekipi prishtinas është larguar drejt dhomës së zhveshjes.
Pastaj gjyqtari urdhëroi edhe ekipin mitrovicas që të lëshoi parketin.
Ndeshja është duke u zhvilluar në palestrën “Mintaori”.