-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kryeterroristi Milan Radojçiq jep deklaratë si “qytetar” në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë

Kryeterroristi, Milan Radojçiq i është përgjigjur thirrjes së autoriteteve serbe, ku sot në orën 10:00, i shoqëruar nga avokati i tij, është afruar pranë ambienteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e sipas tyre ai është intervistuar “si qytetar, ku është deklaruar lidhur me rrethanat e ngjarjes tragjike në Banjskë”.

“Prokuroria në Beograd do të informohet për sa më sipër në formë raporti, i cili do të ndërmarrë masa dhe veprime të mëtejshme të procesit nga juridiksioni i tyre”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, në një deklaratë të lexuar nga avokati Goran Petronijeviq, me të cilin sot u paraqit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, mori të gjithë përgjegjësinë për organizimin dhe pjesëmarrjen në aksionin terrorist në Banjskë më 24 shtator.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img