-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Sot tërhiqen trupat e tre terroristëve të vrarë në Banjskë

Sot do të tërhiqen trupat e tre terroristëve të vrarë në Banjskë, pas sulmit ndaj autoriteteve kosovare, me ç’rast humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku.

Familjarët tashmë kanë arritur në Institutin e Mjekësisë Familjare në kryeqytet dhe janë në pritje të kompletimit të dokumentacioneve.

Autopsia ka përfunduar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe një nga përfaqësuesit ligjorë të familjeve të serbëve të vrarë ka thënë gjatë grumbullimit të trupave se rezultatet e autopsisë do të dihen për 15 ditë.

Deri më tani janë konfirmuar katër të vrarë që nga dita e sulmit, të dielën e kaluar.

Në anën tjetër, dje ishte pikërisht Radoiçiqi, që pohoi praninë në sulmin terrorist, rrjedhimisht lidhjen direkte që ky sulm kishte me Beogradin, ani pse vetë krimineli u mundua që ta heqë Serbinë nga loja, në një tentim të ndyrë, tentim ky në të cilin nuk ra pre faktori ndërkombëtar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img