Arbana ka aftësi shumë të mira bindëse e këtë e kemi parë edhe në spektaklet që ajo ka drejtuar, por kur vjen puna te familja është dikush që moderatorja nuk e bind dot.
Ai është pikërisht djali i saj, Dielli. Sot vogëlushit ka dalë me pizhame në mes të rrugës dhe mami Arbana nuk e ka bindur dot.
Moderatorja ka postuar një video ku filmon Diellin teksa ecën dorë për dore me Jonin, i veshur me pizhamat dhe duket i lumtur.
“Unë mund të bind çdo njeri për çdo gjë, përveç këtij njeriu të vogël këtu”, shkruan Arbana.