Ministria e Mbrojtjes e Britanisë ka transferuar komandën e një batalioni të ushtrisë në NATO, në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje në Kosovë nëse kërkohet, tha të premten, raporton Reuters.
Një betejë midis policisë dhe serbëve të armatosur të strehuar në një Manastir e ktheu një fshat të qetë në veri të Kosovës në një zonë lufte në fillim të kësaj jave.
“Për shkak të situatës aktuale në Kosovë, ne kemi transferuar komandën e Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit – një forcë rezervë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) – në NATO, në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje nëse kërkohet”, tha Ministria e Mbrojtjes. në një deklaratë./Reuters/