Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pasi, Milan Radojicic, ka pranuar se ka drejtuar sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës.
Gërvalla thotë se kjo konfirmon provat që Kosova ka ofruar, që shteti serb është plotësisht i përfshirë në sulmin terrorist.
Ajo ka potencuar se Kosova kërkon nga komuniteti ndërkombëtar që ta sanksionojnë regjimin e Vuçiqit.
“I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të sanksionojë regjimin e Vuçiqit”, ka shkruar Gërvalla.