Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ndoshta Moska qëndron pas sulmit terrorist në veri të Kosovës.
Kurti këtë e ka thënë në një intervistë për mediumin boshnjak “istraga.ba”.
“Moska ndoshta qëndron pas sulmit terrorist në veri të Kosovës”, ka thënë Kurti.
Përndryshe, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist serb të dielën e kaluar në Banjskë, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor dhe tre sulmues serb.