Një person është plagosur sot rreth orës 11:00 në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Para pak minutave, viktima është dërguar për trajtim në Qendren Emergjente të QKUK-së.
Drejtori i Klinikës Emergjente Naser Syla ka thënë se ai është në gjendje të rëndë.
“Para pak minutave në Klinikën tonë ka ardhur një i plagosur me armë zjarri. I plagosuri është në gjendje të rëndë. Ne tani jemi duke i kryer disa ekzaminime”, ka thënë Syla për indeksonline.