Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka dhënë detaje për zjarrin e sotëm.
“QKUK njofton se gjatë orëve të hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka ndodhur një zjarr në një nga lokalet që gjendet brenda oborrit të QKUK (lokal afarist kafiteri). Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi emergjent i zjarrfikësve dhe njësiti Policor i Kosovës”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se ende nuk dihet se nga çfarë është shkaktuar zjarri.
“Po ashtu QKUK, njofton qytetarët se klinikat e Qendrës Klinike Universitaret të Kosovës janë duke funksionuar normalisht dhe puna është duke u zhvilluar në rregull”, përfundon njoftimi.