Pamje të reja të tragjedisë së ndodhur në Irak, ku 113 persona humbën jetën pasi zjarri shpërtheu në një dasmë, janë publikuar në mediat sociale.
Video e re tregon momentin e parë kur flakët nisën brenda sallës së eventeve.
Flakët kanë nisur të shfaqen pak pasi çifti i sapomartuar nisin të kërcejnë në pistën e vallëzimit, ndërsa rreth tyre janë ndezur fishekzjarrë.
Pikërisht prej tyre ka marrë flakë tavani i dekoruar me rastin e dasmës.
Ciffti i sapomartuar Haneen dhe Revan i kanë shpëtuar flakëve duke u fshehur në kuzhinë, ndërsa familjarët që i kanë vizituar në spitalin ku po trajtohen për plagët e marra, kanë thënë për mediat se çifti është në gjendje të rënduar psikologjike.
Babai i dhëndrit i tha CNN se ai konsideron përgjegjës për tragjedinë pronarin e lokalit ku do të zhvillohej dasma.
“Fajësoj pronarin e lokalit për atë që ndodhi sepse nuk kishte as zjarrfikëse dhe as masa sigurie“, u shpreh ai.
Tragjedia me 113 të vdekur dhe më shumë se 150 të plagosur ka ndodhur në qytetin Karakos, pranë Mosulit./A2NN