Avokati dhe ish-politikani, Azem Vllasi tha se pas zhvillimeve në veri të Kosovës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duhet të kërkojë që të mbahet mbledhje e Këshillit të Sigurimit, ku do të diskutohej sulmi terrorist ndaj Kosovës.
“Kryeministri Rama duhet të kërkojë që të mbahet mbledhje e Këshillit të Sigurimit për të diskutuar, njoftuar dhe për të gjykuar ndërhyrjen e Serbisë që ka ndodhur të dielën në Kosovë”, tha ai për RTK.
Sipas tij, është shumë e qartë që prapa sulmit terrorist qëndron shteti i Serbisë. “Të gjitha faktet relevante janë se Serbia është e involvuar në këtë sulm terrorist ndaj Kosovës”, tha ai.