Prishtina Press raportoi pak më parë se dyshohet që një objekt te Qendra Klinike Universitare e Kosovës është përfshirë nga flakët.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje për Sinjalin, teksa ka bërë me dije se një lokal është kapluar nga zjarri.
Sipas Ahmetit, nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sot rreth orës 07:00, është raportuar se në QKUK në Prishtinë , një objekt (lokal) është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ajo.