3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Tre të vdekur në Rotredam të Holandës pas të shtënave, përfshirë një 14-vjeçare

Policia holandeze ka arrestuar një person të armatosur që vrau të paktën tre persona në të shtënat e dyfishta në qytetin e Roterdamit.

Ata thonë se sulmuesi mashkull, hapi zjarr në një shtëpi përpara se ta digjte dhe më pas sulmoi Qendrën Mjekësore Erasmus të qytetit të enjten.

Ai ishte student në Universitetin Erasmus, i cili është i lidhur me spitalin, raporton BBC.

Në të shtënat e para mbetën të vrarë një grua 39-vjeçare dhe vajza e saj 14-vjeçare po ashtu edhe një pedagog mashkull, 46 vjeç, u qëllua për vdekje në spital.

Në një konferencë shtypi pas të shtënave të së enjtes, oficerët e policisë së Roterdamit thanë se personi i armatosur – emri i të cilit nuk është bërë publikisht – ishte i njohur për ta.

Ai u dënua për mizori ndaj kafshëve dy vjet më parë.

Policia tha se nuk kishte të dhëna për një person të armatosur të dytë.

Ndërsa të shtënat filluan në qendrën mjekësore, punonjësit u panë duke vrapuar nga ndërtesa me pacientë, disa prej tyre me barela.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img