Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në tryezën e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Boshnjakëve.
Kurti, para të pranishmëve të këtij komuniteti përmendi sulmin terrorist të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, për të cilin sulm tha se vërtetoi dyshimet e vazhdueshme të Kosovës se këtë lloj politike, Serbia e ka ndjekur që nga vitet e 90-ta.
“Policia jonë dhe Republika jonë treguan vendosmëri, profesionalizëm, atdhedashuri, por mbi të gjitha guxim në luftën kundër rendit kushtetues, krimit dhe terrorizmit. Polici ynë Afrim Bunjaku humbi jetën heroikisht, por edhe tregoi se dashuria dhe sakrifica për atdheun është mbi të gjitha. Kështu na bashkoi të gjithëve dhe na bëri më të fortë. Kjo është arsyeja pse ai do të mbahet mend përgjithmonë’’, tha Kurti.