21.3 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori britanik ka mirëpritur miratimin e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale

Ambasadori i Britanisë së Madhe Ruairí O’Connell ka mirëpritur miratimin e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale sot nga Kuvendi i Kosovës.

O’Connell thotë se ky është një hap përpara për Kosovën, duke shtuar se ky miratim mbyll hapësirat që Ministrat e Kosovës të lirojnë këdo që ata donin nga burgjet e Kosovës për “arsye shëndetësore”.

“Unë e mirëpres miratimin e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale sot nga Kuvendi i Kosovës. Ky është një hap përpara. Ky miratim mbyll një hapësirë që lejoi Ministrat e Kosovës lirimin e kujtdo që ata donin nga burgjet e Kosovës për ‘arsye shëndetësore’. Kjo do të ndihmonte në ndalimin e ndikimit të tepruar të interesave të fuqishme në sistemin e drejtësisë. Ne shpresojmë të shohim përpara hapa tjerë të rëndësishëm; hapa të tillë janë të domosdoshëm”, ka shkruar O’Connell në profilin e tij në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img