13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Nga AAK-ja i reagojnë Ramës që kërkoi nga KFOR-i marrjen nën kontroll të veriut

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për marrjen nën kontroll të veriut nga ana e KFOR-it.

Nitaj e ka quajtur njeri të çuditshëm kryeministrin Rama.

”Edi Rama, ky njeri i çuditshëm. Paska kërkuar që KFOR-i ta marrë nën kontroll veriun e Kosovës. Bile këtë kërkesë thotë se paskësh bërë edhe në samitin e NATO-së, të mbajtur kohë më parë”, ka thënë Nitaj.

Reagimi i plotë:

Edi Rama, ky njeri i çuditshëm
Edi Rama paska kërkuar që KFOR-i ta marrë nën kontroll veriun e Kosovës. Bile këtë kërkesë thotë se paskësh bërë edhe në samitin e NATO-së, të mbajtur kohë më parë.
Si është e mundur që të kërkojë diçka, jo për vete por për të tjerët. Bile do të duhej të kishte pyetur nëse kjo është kërkesë e Kosovës.
I çuditshëm ky njeri!
Sa i bën “fora” në Këshillin e Sigurimit, sa e jep një deklaratë “perlë” për ta kundërshtuar deklaratën e BE-së për ngjarjet në veri dhe hot e bjen në fund të pusit.
E bën një kërkesë, për dhe në emër të Kosovës, të njëjtë me kërkesën e presidentit serb.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img