11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Rusia në anën e Serbisë: S’ka stabilizim afatgjatë në Kosovë shkaku i politikave të SHBA-së dhe BE-së

Rusia nuk e sheh mundësinë e stabilizimit afatgjatë në Kosovë, për shkak të politikës nxitëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, ka thënë zëvendësministri i Punëve të Jashtme ruse, Aleksandar Grushko.

Sipas Grushkos, kryeministri i Kosovës po mbështetet te shefat e tij, duke aluduar në Washingtonin dhe Brukselin, për të rritur, siç thotë ai, presionin ndaj Beogradit.

“Nuk ka asnjë perspektivë për stabilizim afatgjatë. Lideri i Kosovës, Kurti, i cili ruan tensionet në terren dhe dëbon serbët, po mbështet te shefat e tij, Washingtoni dhe Brukseli, për të rritur më tej presionin ndaj Beogradit, duke kërkuar njohjen e rajonit që shpalli pavarësinë në kundërshtim me rezolutën 1244 të OKB-së”, ka thënë ai.

Grushko ka thënë se reagimi i Perëndimit ndaj provokimeve të Kosovës është i ngadalshëm dhe joparimor.

“Dhe kjo vetëm e bind Kurtin se taktika të tilla përfundimisht do të sjellin rezultate”, përfundoi Grushko.

Të dielën në Banjskë të Zveçanit u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Rreth 30 sulmues të armatosur u strehuan në Manastirin e Banjskës.

Në aksionin e Policisë së Kosovës, zyrtarisht janë të konfirmuar tre sulmues të vdekur. U arrestuan tetë persona. Katër prej tyre u liruan në mungesë provash. Gjatë operacionit u gjet një sasi e madhe armësh.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë se është përgjegjëse për organizimin e një grupi serbësh të armatosur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img