Ish i burgosuri politik dhe veprimtari i çështjes kombëtare Nimon Mustafaj, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, shkruan GazetaDemos.
Nimon Mustafaj ishte anëtar I Komitetit të Vendit i LNÇK-së, kryetar i së cilës ishte atdhetari dhe patrioti Smajl Haradinaj.
Edhe Nimon Mustafaj për shkak të veprimtarisë së tij ilegale në vitet e ’80, u burgos si shumë bashkëpatriotë të asaj kohe nga regjimi shovinist serb, me ç’rast ka vuajtur 3 vite burg.
Mustafaj për shumë vite kishte ushtruar profesionin e mësimdhënësit të historisë, ndërsa për një kohë të gjatë ishte drejtor i shkollës “Hasan Prishtina” në Gllogjan./GazetaDemos/