Në Ambasadën e Kosovës, në Belgjikë janë vendosur lule e janë ndezur qirinj për nder të heroit Afrim Bunjaku, i cili u vra nga terroristët serbë në Banjskë të Zveçanit.
Këtë e bëri të ditur ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami i cili tha se “Bashkatdhetarët tanë janë gjithmonë të gatshëm dhe unik për të ofruar mbështetje për Republikën e Kosovës, demokratike, të pavarur dhe evropiane”.
“Sot, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel, përfaqësues nga komuniteti ynë në Belgjikë, kanë vendosur lule dhe kanë ndezur qirinj në nderim të heroit Afrim Bunjaku, rreshterit policor të rënë në detyrë, i vrarë nga terroristët e mbështetur dhe organizuar nga Serbia”, tha ai.