2.2 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

ShBA-ja heq vizat për izraelitët

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ka konfirmuar se do t’i heqë vizat shtetasve izraelitë për udhëtimet në Shtetet e Bashkuara.

Ky hap është përfshirë në Programin e Heqjes së Vizave (VWP), dhe shtetasit izraelitë do të mund të udhëtojnë në SHBA pa nevojë për vizë deri më 30 nëntor.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, ka thënë se ky vendim shënon një njohje të rëndësishme të interesave të përbashkëta të sigurisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve.

Michael Herzog, ambasadori i Izraelit në SHBA, ka shprehur vlerësimin e tij për këtë hap, duke e quajtur atë një “piketë të rëndësishme” në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Ai gjithashtu ka theksuar se kjo ndryshim do të forcojë lidhjet mes njerëzve, raporton Al Jazeera.

Megjithatë, ky hap është përballur me disa shqetësime dhe dënim nga avokatët arabo-amerikanë të të drejtave civile. Kjo pasi është një nga kushtet kyçe të Programit të Heqjes së Vizave është reciprociteti, i cili kërkon që vendet në VWP të lejojnë udhëtime pa viza për qytetarët amerikanë në këmbim të një lehtësimi të ngjashëm të kërkesave për viza për shtetasit e tyre.

Shumë shtetas amerikanë dhe të tjerë të huaj me prejardhje palestineze dhe të tjera arabe janë refuzuar në mënyrë rutinore nga autoritetet izraelite për hyrjen në Izrael.

Por, edhe nëse ata janë të autorizuar të udhëtojnë sipas atij sistemi, zyrtarët amerikanë në aeroport mund t’i ndalojnë ata që të që të hyjnë në vend. Vendet që duan të jenë pjesë e programit të heqjes së vizave duhet të përmbushin tri kushte kyçe.

zraeli përmbushi dy nga këto kushte gjatë dy vjetëve të fundit: një përqindje e ulët e izraelitëve aplikuan për viza dhe një përqindjeje e ulët e izraelitëve shkelën afatin e vizave të tyre. Izraeli kishte luftuar për ta përmbushur të tretën, për reciprocitet, që në thelb do të thotë që të gjithë qytetarët amerikanë, përfshirë palestinezët-amerikanë, duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë kur udhëtojnë drejt ose përmes Izraelit.

Administrata Biden ka deklaruar se Izraeli ka bërë përditësime në politikat e hyrjes së tyre për të përmbushur kërkesat e Programit të Heqjes së Vizave, duke shtrirë privilegjet reciproke për të gjithë qytetarët amerikanë, pa marrë parasysh origjinën kombëtare, fenë ose përkatësinë etnike.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img