2.2 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Rama, BE- së: S’mund të jemi në një linjë nëse nuk i ktheni mesazhin Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka sqaruar qëndrimin e tij se përse nuk e ka përkrahur deklaratën e përfaqësuesit të BE-së, Josep Borrell, lëshuar më 19 shtator për dialogun Kosovë – Serbi.

Ai ka thënë se kjo lidhjet me zhvillimet e fundit në Kosovë ku rreshteri i PK-së u vra nga grupi terrorist, e për “ nderimin” e anëtarëve të vrarë nga ky grup Serbia shpalli ditë- zie kombëtare.

Rama në një qëndrim të tij të publikuar në Facebook, tha se nuk mund të jenë në një linjë me BE-së, derisa nuk kemi një deklaratë që dënon veprimin – mesazhin që dha Serbia, kur shpalli ditë –zi kombëtare.

“Ky qëndrim lidhet me faktin se deklarata e BE-së është një deklaratë e cila se jo se në vetvete ka problem, pasi që adreson gjithçka që është thënë më parë lidhur me detyrimet e Kosovës me dialogun, por ka një problem të madh, që nuk i përgjigjet realitetit të ditëve të fundit. Dhe ne e kemi të pamundur të linjëzohemi me BE-në pa parë një deklaratë të dytë që adreson problematikën e ditëve të fundit ku ka ndodhur një zhvillim dramatik, pasi është vrarë një efektiv i PK-së nga një grup kriminal.. .. e që është pasuar shpallje ditë zie në Beograd dhe kjo është e papranueshme dhe e dënueshme. Kemi kërkuar që BE të vë alarmin demokratik në nivelin më të lartë për t’i kthyer mesazhin duhur këtij mesazhi krejtësisht të papranueshëm të shpalljes së zisë kombëtare në Beograd”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përcjell teve1.info

Në deklaratën e datës 19, pas dështimit të dialogut, Borrel u shpreh: “BE-ja u kërkon palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim. Kjo nënkupton fillimin e zbatimit bazuar në propozimin e BE-së pa vonesa të mëtejshme, i cili gjithashtu përfshin detyrimin e të dyja palëve për të zbatuar plotësisht të gjitha marrëveshjet e dialogut të kaluar. Puna për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe duhet të fillojë pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm”.

Pas takimit më 14 shtator, nga Bashkimi Evropian deklaruan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ishte i gatshëm të ecë përpara me dialogun, ndryshe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili “e ka pranuar propozimin e tyre” për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Borrell pas takimit të 14 shtatorit deklaroi se Kurti kishte këmbëngulur që fillimisht të formatizohet njohja de facto e Kosovës nga Serbia.

Kurti në Bruksel tha se “kushtëzimi i Serbisë” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “është shndërruar në qëndrim të emisarëve të BE-së”. Kryeministri kosovar tha se në takim kishte paraqitur një plan të tij për zbatimin e marrëveshjes, por shtoi se ky propozim u refuzua nga blloku evropian dhe Beograd.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img