26.7 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Delawie: Miratimi i Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale hap konkret kundër korrupsionit

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie e ka mirëpritur miratimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.

Delawie shkruan se Kuvendi i Kosovës me miratimin e këtij Ligji ka bërë hap konkret në luftimin e korrupsionit.

“Me kalimin e ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Kuvendi mori hap konkret në luftimin e korrupsionit…”,shkruan Delawie, në Twitter.

Ambasadori Delawie kishte bërë thirrje ditë më parë për miratimin e këtij ligji.

Edhe ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha u shpreh sot se miratimi i këtij Projektligji është i një rëndësie të veçantë sepse mënjanon ndërhyrjen politike në ekzekutimin e sanksioneve penale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img