1.6 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

5 vjet burg dhe 200 euro gjobë ndaj personit që trafikoi njerëz

Gjykata Themelore në Gjakovë njofton se ka shpallur aktgjykim dënues me burgim në kohëzgjatje 5 vjet dhe gjobë 200 euro ndaj të pandehurit N.A., i cili akuzohet për “Trafikimi me njerëz”.

I pandehuri akuzohet se “nga data 05.06.2022 deri me datën 08.06.2022 në Gjakovë, në lokacione të ndryshme si afër marketit “V. F. S.”, pastaj në parkun e qytetit, në qendrën e qytetit dhe lokacione tjera, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë ekonomike të të dëmtuarve E.B., E.B.(1) dhe S.Sh., me qëllim të shfrytëzimit dhe përfitimit nga ta, e duke i kanosur me përdorim të forcës, fillimisht bën rekrutimin e tyre duke i marr që të tre të dëmtuarit nga qyteti i Pejës, e më pas i transportoi duke i detyruar që të kërkojnë lëmoshë nga qytetarët gjatë gjithë ditës, në orar të pa caktuar dhe mot të nxehtë, ndërsa i pandehuri gjatë kësaj kohe ka qëndruar në automjet të marrë me qira, duke pushuar, e në orë të vona të pasdites të dëmtuarit kanë qenë të detyruar që të gjitha të hollat e fituara nga lëmosha t’ia dorëzojnë të atij, ndërsa natën ta kalojnë në ambiente të ndryshme të pa përshtatshme”, njoftojnë nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img