Drejtori i Inteligjencës, Driton Gashi, është rrëfyer sot para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë kosovare për Inteligjencë. Mbledhja e Komisionit është mbajtur me dyer të mbyllura, derisa pas raportimit në prononcim për media kryetari i këtij komisioni Haxhi Shala, tha se drejtori ka raportuar për situatën e sigurisë në vend dhe se nga sot nuk ka më alarm për sulme në Kosovë.
Se a kanë qenë serioze këto kërcënime, ai tha se kërcënimet merren seriozisht dhe se institucionet e sigurisë duhet të jenë në gatishmëri.
Ai madje tha se situata ka qenë serioze për shkak të festës së Pashkëve, transmeton KP. Se a kanë qenë figurat politike cak i këtyre kërcënimeve për sulme, Shala ka pohuar një gjë të tillë, duke thënë se bëhet fjalë për figura të cilat janë përmend në media, si presidenti, kryeministri e të tjerët.