Qeveria e Kosovës e ka filluar mbledhjen e së mërkurës me një minutë heshtje për rreshterin e vrarë, Afrim Bunjaku.
Kryeministri Albin Kurti iu është adresuar qytetarëve qysh në fillim të takimit, duke kërkuar respekt dhe falënderim për Policinë e Kosovës.