6.3 C
Pristina
Thursday, January 23, 2025

Buy now

spot_img

Ambasadori suedez pas vizitës tek familja Bunjaku: Autorët duhet të dalin para drejtësisë

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka qëndruare për ngushëllime dje tek familja e rreshterit të vrarë në Veri, Afrim Bunjaku.

Ai ka kërkuar që autorët e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në veri, të dalin para drejtësisë.

Westerlund ka mirëpritur reagimet e Policisë së Kosovës në këtë rast.

“Sot vizitova shtëpinë e rreshterit të ndjerë Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë për t’i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij për humbjen e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Përshëndes Policinë e Kosovës për performancën e saj të guximshme”, ka thënë ai. /Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img