26.7 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Statusi i personave Paraplegjik e Tetraplegjik me nivel më të avancuar

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa do të shpalosin sot detajet dhe  udhëzimet për implementimin e skemës për tetraplegjikë dhe paraplegjikë.

Ministri Abrashi ka thënë se statusi dhe drejtat e personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik, nga sot do të ketë nivel më të avancuar.

“Së bashku me Kryeministrin Mustafa, do të vizitojmë Shoqatën HandiKOS. Pas një bashkëpunimi të shkëlqyeshëm ndërmjet Ministrisë dhe Shoqatës Handikos, posaçërisht në projektin e funksionalizimit të punëtorisë për montimin e karrocave, nga nesër, bashkëpunimi dhe kujdesi i institucioneve publike ndaj kësaj kategorie, ngritet në nivel më të avancuar.”

“Falenderoj tërë ekipin e HandiKOS dhe gjithë ata që kanë qenë të angazhuar për Ligjin për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik”, ka theksuar Abrashi përmes një postimi në facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img