11.5 C
Pristina
Friday, January 10, 2025

Buy now

spot_img

Momenti kur Radojiçiq dhe terroristët e tjerë vërejnë dronin, mbulojnë fytyrat e futen brenda manastirit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje të grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Në këto pamje shihet nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojiçiq, për të cilin Sveçla ka thënë se është udhëheqësi i grupit terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Pamjet janë filmuar nga droni i Policisë së Kosovës, derisa në pamje shihet edhe momenti kur terroristët vërejnë dronin. Radojiçiq shihet se posa e sheh dronin, ul kokën, derisa të tjerët fillojnë të vendosin kapelat për të mbuluar fytyrat, pastaj futen brenda manastirit.

Ndryshe, mediumi boshnjak “Istraga” ka raportuar mbrëmë se Radojiçiq është në mesin e terroristëve që janë plagosur. Sipas këtij mediumi, ai po trajtohet në Beograd.

Mediumi raporton se në disa raste ka tentuar të kontaktojë me Radojiçiqin, por fillimisht një person i panjohur i cili është përgjigjur në telefonin e tij ka thënë se “nuk është Radojiçiq”, ndërsa më pas, i njëjti person ka pohuar se Radojiçiq është mirë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, konfirmoi dje se në automjetet që u sekuestruan në Banjskë janë gjetur edhe dokumente të Milan Radojiçiqit, që tha se dëshmojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Radojiçiqit në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

“Në këto materiale, poashtu kemi gjetur dokumente të kriminelit që poashtu është në listën e zezë të ShBA’së, Milan Radojicic, dokumente këto që dëshmojnë lidhjen apo pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të tij në këtë aksion”, ka thënë Sveçla para gazetarëve teksa ka prezentuar armatimin që u kap dje në veri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img