1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ministri i Jashtëm i Italisë tregon se çfarë kërkoi nga Kurti e Vuçiq pas zhvillimeve në veri

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani ka reaguar pas sulmeve të së dielës në Banjskë ku u vra një polic i Kosovës dhe u lënduan tre, një prej tyre me armë zjarri.

Tajani ka shkruar në Teitter se ka folur me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ka shtuar se ka kërkuar nga të dy që të kthehen në dialog.

“Ne punojmë për të forcuar praninë e KFOR-it në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe për të parandaluar përleshjet e mëtejshme”, ka thënë ai.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës në Banjskë të Zveçanit nga sulmues serbë është vrarë një polic e janë plagosur tre, një prej tyre me armë zjarri. Të vdekur kanë mbetur edhe tre sulmues serbë.

Aktualisht gjashtë persona janë arrestuar, njërit prej tyre i është caktuar paraburgimi prej një muaji.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img