Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me ambasadorët e vendeve të KUINT-it, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi.
Siç njoftoi kabineti i tij, Vuçiq sot në orën 08:30 në Beograd do të takohet me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd.
Temë e takimit do të jetë gjendja aktuale në Kosovë, pas ngjarjeve në Banjskë, kur në përleshje mbeti i vrarë një polic i Kosovës, si dhe katër terrorist serbë.