Mbrëmë në Prishtinë, e sonte në Tiranë.
Qytetarët në kryeqytetin e Shqipërisë, ndezën qirinj në nderim të policit Afrim Bunjaku, i cili ra të dielen në krye të detyrës në fshatin Banjskë të Zveçanit, pas një sulmi të armatosur të organizuar nga një grup terrorist, ndaj policisë së Kosovës.
Ata u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” ku u mblodhën qytetarë të shumtë.
Një ngjarje e tillë u paralajmërua se do të ndodh edhe në Tetovë dhe vende tjera.
Rreshteri Afrim Bunjaku, u shpall sot “Hero i Kosovës” nga presidentja Vjosa Osmani.
Ai u varros me nderime të larta shtetërore në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë.