-1.6 C
Pristina
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

spot_img

Peja mposhtet nga Bakken Bears dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

Peja është eliminuar nga Basketball Champions League.

Kampioni e Kosovës u mposht nga ekipi Bakken Bears me rezultat 79:103, në ndeshjen çerekfinale të fazës kualifikuese të kësaj gare.

Pejanët u treguan të pafuqishëm përballë ekipit danez, nga i cili humbi me rezultat të thellë në ndeshjen e zhvilluar në “Gloria Sports Arena” në Belek të Turqisë.

Danezët dominuan gjatë tërë ndeshjes (23:16, 25:9, 29:30 e 26:24) dhe fituan me plot meritë pasi u shkëputën në rezultat qysh në çerekun e parë, duke treguar se fitorja do t’ju takonte gjithsesi atyre. /Gazeta Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img