Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pjestarët e Policisë së Kosovës dje u sfiduan nga bandat terroriste të dirigjuara nga Beograd.
Osmani potencoi se Policia e Kosovës ka rikthyer ligjin dhe mbrojti integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
“Afrim Bunjaku sikurse gjithë pjestarët tjerë të Policisë së Kosovës, dje u sfiduan nga bandat terroriste të dirigjuara nga Beogradi, dhe bënë atë që duhet, rikthyen ligjin mbrojtën integritetin territorial dhe sovran dhe vunë në vend dinjitetin”, u shpreh Osmani.