-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Vetëvendosje nuk merr leje në polici për protestën

Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka paralajmëruar Policinë e Kosovës për protestën e sotme që do të mbahet para Kuvendit të Kosovës në orën 10:00, shkruan Gazeta Express.
Këtë e ka konfirmuar për  Gazetën Express, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në Policinë e Kosovës, nuk është paralajmëruar protesta”, tha Ahmeti për Express.
Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka theksuar se është momenti vendimtar të mbrohet Republika nga kriminelët dhe zaptuesit.
“Demarkacioni nuk do të kalojë. Qeveria e Kosovës po e provokon situatën. Nëse nuk tërhiqet Qeveria, gjendja do të dal jashtë kontrollit dhe rezistenca do të jetë edhe më e ashpër se kurdoherë”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img