8.6 C
Pristina
Friday, January 24, 2025

Buy now

spot_img

Emisari gjerman e dënon sulmin kriminal dhe terrorist ndaj Policisë së Kosovës: Qëndrojmë krah jush

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, pas takimit me Kurtin ka folur për media.

Sulmin e djeshëm ndaj Policisë, Sarrazin e ka quajtur criminal dhe terrorist.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë dhe gjithë Kosovës.

“Për mua është e rëndësishme që të jem sot në Prishtinë, në Kosovë. Dje ka qenë një situatë e tmerrshme. Ne dënojmë ashpër këtë sulm kriminal dhe terrorist ndaj Polciisë së Kosovës dhe jemi këtu që të shprehim ngushëllimet dhe solidaritetin për familjen e policit të vrarë dhe gjithë Kosovën. Në këtë situatë qëndrojmë krah jush”, tha Sarrazin. /GazetaExpress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img