1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Sipas familjes, serbi që dëmtoi xhaminë në Llabjanë është i sëmurë

Kështu duket Xhamia në fshatin Llabjan të Novobërdës, një ditë pasi Boban Filiq, banor i komunitetit serb të këtij fshati, e ka dëmtuar atë.

Pasi dëmtoi Xhaminë, ai kishte dëmtuar edhe disa dritare të shtëpive private dhe të shkollës së fshatit.

Pak orë më vonë, ai është arrestuar nga Policia dhe i është caktuar masa e ndalimit 48 orë.

Babai i tij, Zoran Filiq, pretendon se djali i tij ka probleme shëndetësore, raporton KTV.

Zoran Filiq, që para luftës ishte polic, thotë se djali i tij 25-vjeçar është student në Mitrovicë të Veriut dhe se para dy muajve, ka qenë edhe në Beograd për shërim.

Policia nuk jep shumë detaje për rastin dhe për të kaluarën e të arrestuarit Boban Filiq.

Imami i Xhamisë dhe nënkryetari i Novobërdës, thonë se ky rast i ka shqetësuar banorët.

Demolimi i xhamisë në këtë fshat ka ngjallur reagime të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Sipas BIK-ut, “sulmet e tilla dhe përdhosja e objekteve fetare nxisin e ringjallin urrejtje ndërfetare dhe ndëretnike”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img