Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra, akuzon se sulmi terrorist në veri të Kosovës është bërë me lejen dhe dijeninë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Ish-zëvendësministri e Punëve të Brendshme, Selam Shkodra, ka thënë se sulmi terrorist në veri të Kosovës është bërë me lejen dhe dijeninë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Këto komente Shkodra i bëri pas sulmit terrorist afër Manastirit të Banjkës, nga një grup paramilitar ende i paidentifikuar. Këtu mbetën të vrarë një polic i Kosovës dhe 3 terroristë.
“Padyshim që këto janë bërë me lejen e presidentit Vuçiq dhe me dijeninë e tij. Gjithashtu besoj që është i përfshirë edhe strukat e sigurisë atje… na rezulton edhe ky akt terrorist është absolut një strategji që ata e hartojnë dhe e aplikojnë në terren, s’kam fare dyshim që shteti serb e ka orkestruar, pjesëtarët e saj janë të ushtruar mirë dhe janë të ardhur nga terrene luftarake”, ka thënë Shkodra.