9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“Ishte luftë e vërtetë”, bllokohet rruga drejt Banjskës, mediat lokale sjellin pamjet

Një polic i Kosovës ka mbetur i vrarë të dielën në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, dy të tjerë janë plagosur.

Rruga drejt Banjaskës është bllokuar, ndërkohë banorët kanë thënë se ka qenë një “luftë e vërtetë e vogël”, ka raportuar kossev, transmeton PrishtinaPress.

Sipas këtij mediumi, më pas, në rrugën Sharen Kamen për Banjskë, e cila është njëra nga rrugët që vazhdon nga drejtimi i fshatrave përreth Zveçanit, më tutje drejt Banjskës, janë vendosur më shumë pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Dy xhipa më të mëdhenj dhe të paktën një numër i policisë ishin vendosur.

Ata nuk lejojnë kalimin nga ky drejtim i fshatit Zhitkovac në drejtim të Banjskës.

Sipas raportimeve tani situata është e qetë.

Pamje nga Veriu i Kosovës

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img