-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Ne duhet t’i përmbahemi kornizës së marrëveshjes, jo të marrim detyrime të reja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pala kosovare është në drejtën e vet në procesin e dialogut me Serbinë, raporton Gazeta Sinjali.

Në një konferencë për media pas takimit në Bern me presidentin e Federatës së Zvicrës, Alain Berset, Kurti ka thënë se duhet t’i përmbahen kornizës së marrëveshjeve që kanë marrë si obligim.

“Ne jemi në të drjetën tonë. Në fjalën që kam mbajtur më 14 shtator para mediave në Prishtinë kam sqaruar se në dialogun e fundit ne si Kosovë kemi bërë tri popozime, ndërsa Serbia asnjë. Në këto rrethana, ne duhet t’i përmbahemi kornizës së marrëveshjeve që kemi marrë si obligim dhe jo të marrim detyrime të reja”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, rundi i fundit i dialogut në Bruksel, më 14 shtator, ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përfundoi pa përparim në normalizimin e marrëdhënieve.

Ky ishte takimi i parë mes Vuçiqit dhe Kurtit pas shpërthimit të dhunës në veri të Kosovës në fund të majit.

Kurti tha se në Bruksel propozoi një plan për zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

Kjo marrëveshje nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Po ashtu palët zotohen se do të zbatojnë marrëveshjet e arritura më herët në procesin e dialogut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img