-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Për herë të parë Olta tregon si u ndje kur kuptoi se gjysma e shqiptarëve e urrenin

Olta Gixhari ishta padyshim një prej protagonisteve të “Big Brother VIP 2”, një prej rivaleve, ose më sakt rivalja e vetme e Luiz Ejllit, që në fund u shpall fitues, teksa aktorja siç mund ta dini, vendosi të mos e çonte rrugëtimin në reality show deri në fund, duke e braktisur lojën, për siç tha ajo, për të qenë pranë të birit.

Gjatë eksperiencës në “BBVIP”, Olta pati një marrëdhënie disi të komplikuar me fansat e formatit dhe me publikun në përgjithësi, me shumë prej tyre që fillimisht nuk ishin fare fansa të saj dhe me shumë të tjerë që e përkrahën që nga fillimi, ndërsa në fund, sidomos pas daljes, i rifitoi sërish njerëzit, të cilët edhe e pranuan “që nuk shihet BB pa Oltën”.

Pikërisht për marrëdhënien e komplikuar me publikun është pyetur Olta në rubrikën “Ask me a question” në Instagram, më saktësisht “si u ndje kur mori vesh që gjysma e shqiptarëve e urrente”, ndërsa aktorja e njohur nuk hezitoi të japë një përgjigje.

“U lumturova shumë, që e para kisha gjysmën tjetër të shqiptarëve, dhe që kisha shkaktuar ndjesi kaq të forta si dashuri-urrejtje, pasi është pika më e lartë e suksesit që mund të mbërrihet nga një reality show”- u shpreh Gixhari, duke vlerësuar edhe “urrejtjen” që ka marrë, ndërsa shtoi:

“Por mos harroni që një fije e hollë i ndan, se kur dola të gjithë më donin përsëri brenda shtëpisë.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img