-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Digjet një shtëpi në Malishevë, ndërron jetë babai i dëshmorit – Policia jep detaje

Në orët e hershme të mëngjesit është djegur një shtëpi në fshatin Panorc të Malishevës. Si pasojë e zjarrit ka vdekur një 76-vjeçar, derisa një grua është dërguar në trajtim mjekësor në QKUK.

I ndjeri, raportohet të jetë Ismet Bajrami, babai i dëshmorit Milaim Bajramit.

Siç njofton Policia, në momentin kritik në shtëpi ishin katër persona, prej tyre viktima nuk ka mundur të dilte.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 02:40, policia është njoftuar se në fshatin Panorc-Malishevë një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Në shtëpi kanë qenë duke banuar katër persona, njëri prej të cilëve nuk kishte arritur të dilte.

Pasi është lokalizuar zjarri është gjetur viktima mashkullor i moshës 76 vjeçare, pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Po ashtu njëri prej të mbijetuarve për shkak të gjendje së rënduar shëndetësore, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “Zjarrvënie” dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar shkaktarët e incidentit”, tha Elezaj.

https://m.facebook.com/malishevasot4/videos/207647482331328/?ref=embed_video

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img