14.2 C
Pristina
Friday, September 27, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Ushtrisë sonë iu shtuan edhe 302 ushtarë të rinj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, u betuan si ushtarë të Kosovës edhe 302 rekrutë të rinj, vajza e djem që me sukses kanë arritur ta përfundojnë trajnimin bazik.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ky është grupi i parë i rekrutëve nga gjithsej 612 ushtarë të rinj që do t’i bashkohen trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kuadër të procesit të rekrutimit për këtë vit.

“Për këto dy vite e gjysmë, duke përfshirë rekrutimin e sivjetmë, ushtrisë sonë i janë shtuar 1852 ushtarë aktivë më shumë — të aftë e të gatshëm për ta mbrojtur Republikën tonë”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img