1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Donika Gërvalla i shpenzon 741 mijë euro për bileta të avionit

Ministria e Punëve të Jashtme ka dhënë një tender për shërbime të transportit ajror, furnizim me avio-bileta. Pesha e këtij tenderi ka vlerën e hiç më pak se 741 mijë euro. Numri i biletave të blera është thënë se do të jetë 1900 copë.

Udhëtimet me avionë duket se do t’i ketë të shpeshta Donika Gërvalla.

Ministria e Punëve të Jashtme që drejtohet nga ajo, ka dhënë një tender për blerje të biletave në vlerë goxha të madhe. Në fakt pesha e tij është hiç më pak se 741 mijë euro.

E, me këto para është thënë se do të blihen 1 mijë e 900 bileta.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Shërbime të transportit ajror. Data e nënshkrimit te kontratës: 15.09.2023. Numri i tenderëve te pranuar: 4 Emri zyrtar i kompanisë fituese” AS TRAVEL CLUB “. Vlera e përgjithshme e kontratës 741,019.00 euro. Data e publikimit te Njoftimit te dhënies se kontratës: 12.09.2023. Numri i kërkesave për tërheqje te Dosjes se Tenderit: 19”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Ministria ka treguar se relacionet e udhëtimeve  nuk mund të definohen paraprakisht. Por, kanë treguar cili është qëllimi i kësaj kontrate.

“Qëllimi i këtij aktiviteti është që të lidhet një kontratë kornizë me një Operator ekonomik (OE) të kualifikuar, i cili do të ofronte shërbimet e rezervimit dhe lëshimit të aviobiletave për udhëtimet zyrtare që do të autorizohen nga MPJD-ja. Gjatë periudhës 2 vjeçare numri i përafërt i biletave do të jetë 1900 copë në destinacione të ndryshme të botës. Kontrata konsiderohet e realizuar në bazë të sasive të biletave dhe jo vlerës. Secila bilete duhet të kontrollohet nga menaxheri i kontratës që e porosit dhe të mos pranohet dhe të mos paguhet nëse nuk plotësohen kushtet nga kontraktuesi siç janë: fatura, opsionet në rast se me faturë nuk bashkëngjiten të gjitha këto dokumente, AK nuk ka obligim ndaj kontraktuesit”.

Ministria, po ashtu, ka treguar se rezervimet duhet të bëhen kryesisht në klasë ekonomike, pasi sipas tyre “gjithmonë me qëllim që të kemi koston më efektive dhe të përshtatshme dhe me çmimin me të mirë në dispozicion në treg, gjithashtu do të këtë kërkesa edhe për aviobileta në biznes klasë”.

Po ashtu, sipas MPJD-së, të gjitha kërkesat e përshkruara më lartë janë të detyrueshme dhe do të bëhen pjesë integrale e kontratës.

Mosrespektimi i tyre gjatë zbatimit të kontratës përbën një arsye për MPJD-në që mund të shpie drejt ndërprerjes së kontratës.

“Kontraktuesi është i obliguar që faturës ti bashkëngjes edhe printimin e biletës elektronike me çmimin e lëshuar nga sistemi kompjuterik i rezervimit AMADEUS, GALILO, SABRE, apo sistem tjetër të barasvlershëm apo faturat e aviokompanive per rezervime online”, përcjell Demokracia.com.

Në fund është dhënë edhe sqarimi se vlera e biletës prej 390.00 është një vlerë e paragjykuar që shërben vetëm për nevojat e vlerësimit të tenderit.

“Sqarim:*Vlera e biletës prej € 390.00 është një vlerë e paragjykuar që shërben vetëm për nevojat e vlerësimit të tenderit dhe nuk përcakton çmimin real të  kontratës. Çmimi real do të krijohet përgjatë zbatimit të kontratës nga sistemi kompjuterik i rezervimit AMADEUS, GALILO, SABRE, apo sistem tjetër të barasvlershëm ose sisteme online. Kontrata do te bazohet në sasi”./demokracia

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img