28.6 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Si do t’i arsyetoi Shpend Ahmeti udhëtimet luksoze?

Kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti, të hënën pritet që të kthehet në Prishtinë pas shëtitjeve luksoze të tija të fundit, në Gjermani dhe Zvicër.

Pa shëtitjes luksoze me Jaht në Budv të Malit të Zi, Ahmeti ka vendosur që të ‘trash’ luksin e tij në shtetet evropiane ku edhe po qëndron, shkruan ORAinfo.

I gjithë ky luks i tij po vjen pas afër 3 vjet kur mori drejtimin e Prishtinës.

Por, Shpendi vazhdon të mohoj se luksi i tij personal është rritur që nga ardhja e tij në krye të Prishtinës, pavarësisht se një gjë e tillë tashme është e dukshme.

Ahmeti sikurse edhe në të kaluarën pritet që në paraqitjet e tij publike të shitët ‘viktimë’ dhe se po ia shqetësojnë familjen.

Ahmeti gjithashtu këto udhëtimet do të mundohet t’i arsyetojë se po i bënë me buxhet familjar.

Por, kujtojmë se Ahmeti udhëtime të tilla luksoze nuk është parë ti ketë bërë para marrjes së detyrës së të parit të Prishtinës.

Ndryshe, Shpend Ahmeti pas Europa Park në Gjermani, ka vizituar Zvicrën. Ai kishte zgjedhur Kopshtin Zoologjik në Vaud të Zvicrës, ta vizitojë me familjen e tij, dhe një person tjetër që e shoqëron.

Vlen të theksohet se Shpend Ahmeti i kishte fituar zgjedhjet në Prishtinë duke premtuar se do ta zhvesh administratën e pushtetit nga luksi, mirëpo për një gjë të tillë ka dhënë shembull të keq pikërishtë vetë Ahmeti. /ORAinfo/

17918307_700739736765414_1992601643_n

17965486_700739580098763_396738684_n-1

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img