0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Disa shprehi të mëngjesit që po e dëmtojnë trupin tuaj

Mënyra se si e filloni mëngjesin është e rëndësishme. Disa njerëz mendojnë shumë se çfarë të hanë dhe të pinë sapo zgjohen, ndërsa të tjerët kapin gjithçka që kanë përpara ndërsa dalin nga dera.

Sido që të jetë, ajo që vendosni në trupin tuaj për mëngjes mund të ndikojë në shëndetin tuaj në shumë mënyra, dhe dietologët thonë se disa nga shprehitë më të këqija të mëngjesit që njerëzit priren të kenë, mund të bëjnë dëm në trupin dhe shëndetin tuaj.

“Shprehitë e mëngjesit luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin dhe mirëqenien tonë të përgjithshme dhe duke i njohur dhe modifikuar këto zakone, ne mund të ndikojmë pozitivisht në dietën tonë dhe ta përmirësojmë shëndetin e përgjithshëm”, shprehet dietologia Mary Sabat për Eat This, Not That.

Konsumoni shumë sheqer
Mund të jetë joshëse për të rrëmbyer një kifle gjatë daljes, por për fat të keq, fillimi i ditës me shumë sheqer dhe pa lëndë ushqyese të tjera, është një nga shprehitë më të këqija të mëngjesit që mund të përvetësoni.

Sipas dietologes Melanie Betz, ne duhet t’i kufizojmë sa më shumë ushqimet e mëngjesit me sheqer.

“Shumë ushqime tradicionale të mëngjesit kanë një ton sheqer të shtuar, të tilla si drithërat, granola, pasta të mëngjesit, kifle, petulla dhe torta, si dhe sheqeri që mund ta shtoni në kafenë tuaj”, sqaron ajo.

Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon jo më shumë se 25 gramë sheqer të shtuar për femrat dhe 36 gramë për meshkujt, për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kështu që është e rëndësishme t’i hani me masë ushqimet me sheqer.


Shmangia e pemëve dhe perimeve

“Mëngjesi është vakti juaj i parë i ditës dhe mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për të marrë disa porcione frutash dhe perimesh, veçanërisht pasi shumica e njerëzve as nuk i afrohen arritjes së qëllimit të tyre për të paktën pesë racione frutash dhe perimesh në ditë”, thotë Betz.

Përmbushja e këtyre qëllimeve është e rëndësishme për shëndetin tuaj të përgjithshëm, pasi ngrënia e mjaftueshme e produkteve mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit, diabetit, sëmundjeve të zemrës, sëmundjeve të veshkave dhe madje edhe demencës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img