8.6 C
Pristina
Friday, January 24, 2025

Buy now

spot_img

Edhe pse komuna e tij me dy klube ka mbet pa stadium, kryetari i Gjilanit ironizon atë të Suharekës

Lufta për stadiume nga Komunat e Kosovës duket se ka filluar tërë kjo pasi që Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës (MKRS), Hajrullah Çeku tha se ministria që ai drejton do t’i ndihmon komunat në ndërtimin e stadiumeve të tilla

Ditë më parë, MKRS nënshkroi një momerandum mirëkuptimi për ndërtimin e një stadiumi me vlerë 14 milionë euro në Gjilan, derisa projekti i paraqitur nga Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni u kritikua nga disa arkitektë në Kosovë.

Një ditë më vonë, MKRS doli edhe me një njoftim se do ta rinovojë stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë derisa tha se ka bërë shpronësimin e disa tokave rreth këtij stadiumi.

Kurse sot, disa orë para ndeshjes Viktoria Plzen – Ballkani, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj tha se ka bërë gati projektin për një stadium me kapacitet 17 mijë ulëse për qytetin e tij, derisa tregoi se është caktuar edhe lokacioni me rreth 16 hektar tokë.

Pas këtij postimi para një ore ka reaguar Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni i cili ka ironizuar me atë të Suharekës, Bali Muharremaj.

“Me kapacitet prej mbi 50000 persona”, ka shkruar Hyseni në Facebook duke e përcjell statusin e tij me një projekt të një stadiumi që pritet të ndërtohet në SHBA për Botërorin 2026.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img