Të drejtat e serbëve në Kosovë reflektojnë normat evropiane, e njëjta duhet të jetë edhe për shqiptarët në Luginë të Preshevës. Fatkeqësisht ne ende mbesim të shqetësuar rreth pasivizimit e adresave të shqiptarëve dhe mungesën e investimeve substanciale dhe incentivat ekonomike në atë rajon”, ka thënë Begaj.

Si pjesë e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria vazhdon të jep kontribut të palëkundur për paqen dhe stabilitetin. Shqiptarët kanë rol kyç në Evropën Juglindore; ngase ne përbëjmë shumicën e popullatës në dy republika të pavarura: Shqipëria dhe Kosova; kemi pakicë konstituitive në Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, dhe një pakicë të rëndësishme në jug të Serbisë”, tha ai.